Në Komision Qendror të Zgjedhjeve janë drejtuar mbi 200 mijë emigrantë për tu regjistruar për votim për zgjedhjet e 11 majit. Nga këto vetëm 158 mijë janë miratuar dhe mbi 37 mijë janë refuzuar. Kjo për shkak të adresës së pasaktë në emigracion.
Më shumë emigrantë janë regjistruar nga Italia ku janë 55 mijë, më pas 44 mijë nga Greqia dhe 18 mijë nga Gjermania.
Ndërsa 33 mijë janë regjistruar nga qarku i Tiranës, 20 mijë nga i Fierit dhe 16 mijë nga i Durrësit. Ndërkohë koha për tu regjistruar është deri me datë 4 mars.









