Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë, në Librazhd, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime zyrtare njoftojnë se dy automjete janë përplasur, njëri prej tyre, tip Hundai me targë AB 44 2 PG, drejtuar nga shtetasi Edmond Terova, dhe tjetri, me targë AA 710 BV, drejtuar nga shtetasi Klevis Jaupaj.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe një pasagjer që ndodhej në makinën e Edmond Terovës janë plagosur. Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti dhe për të sqaruar rrethanat e plota.