-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Akuzohen për drogë dhe vjedhje, arrestohen 6 persona në Durrës

Kryesoret

Policia e Durrësit ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar.Ata akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe vjedhjeve.

Fabion Masha 27 vjeç, Ahmet Isufi 34 vjeç,Lulzim Rubjeka 46 vjeç, Alin Gjuzi dhe 17-vjeçari në datat 5 dhe 18 shkurt, kanë vjedhur çadra plazhi dhe shezlongë në një lokal në Sektor Rinia, dhe më pas i kanë shitur në dyqanin e E. Sh., në Kavajë. E.Sh., u procedua penalisht nga policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë të Fabion Mashës janë gjetur dhe sekuestruar 46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, disa doza të kësaj lënde dhe 1 peshore elektronike.

Ndërsa Sentiljano Selami, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonte me qëllim shitjen në afërsi të shkollave. Gjithashtu Fation Xhezairi iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi që i posedonte me qëllim shitjen në lagjet e Durrësit.

Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit