-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Chris LaVicita tmerroi Edi Ramën

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në takimin me diasporën shqiptare në Parma, Itali, tha se ardhja e Chris LaCivita tmerroi Edi Ramën. Berisha tha se u tmerrua, e pa me sy humbjen, fatalitetin e tij.

“Të nesërmen e largimit tim nga Roma, para shqiptarëve u paraqita me kryestrategun, me kryemagjistarin, bashkëkryemagjistarin e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Shkallmoi Edi Rama, u tmerrua, e pa me sy humbjen, fatalitetin e tij. Dhe menjëherë, me mediat e tij, deklaroi se Chris LaCivita u ble nga Berisha.

Po, po të ishte puna për të blerë, po ai e ngatërroi Chris LaCivita me McGonigalin. Po prisni se kam një lajm për ju sot. Një gazetar i madh italian shkruante sot, e kam të paqartë marrëveshjen Rama-McGonigal sepse drejtësia e Biden e mbajti të fshehtë, një marrëveshje në të cilën ai mori një ryshfet 225 mijë.

Po ajo marrëveshje ishte e tëra në kurriz të opozitës. Ishte marrëveshja për të shkatërruar opozitën në Shqipëri. Por kësaj radhe, postimi i këtij gazetari nuk mbeti në vesh të shurdhër. Kryetari i komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita e bëri share dhe u shpërnda në të gjithë elitën drejtuese të SHBA.

Edi Rama, ja ku po të them nga Parma se hija e McGonigalit do të ndjekë gjer në ditën e fundit të jetës. Je i pashpresë!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit