Gazeta greke “Iefimerida” shkruan se LaCivita, ish-bashkëmenaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump “ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke marrë përsipër detyrën për të rikthyer në pushtet ish-presidentin dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha në zgjedhjet e majit”.
Më tej media greke thekson se të dielën, më 23 shkurt, Sali Berisha ka caktuar një fjalim fushate në Athinë në stadiumin e “Paqes dhe Miqësisë”. Synimi i tij është të bindë sa më shumë shqiptarë në diasporë që të votojnë me postë në zgjedhjet e majit pasi afati i regjistrimit në platformë skadon më 4 mars.
“Një thirrje për regjistrim masiv në platformën e votimit me postë po drejtohet njëkohësisht edhe nga politikani grek në Shqipëri, Vangjel Dule, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që përfaqëson minoritetin grek në parlamentin shqiptar” shkruan gazeta.