22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Fundi i një lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët!

Kryesoret

Është e vërtetë, se liderët formohen nga prejardhja edhe përvojat e tyre, sikurse është po aq e vertetë se kultura dhe historia formësojnë sjelljen e kombit ndaj tyre. Por qëndrimet e fundit të Liderit Global të Tiranës ndaj SPAK,  herë prej kërcënuesi e herë prej shpëtimtari,  tregojnë hapur një element thelbësor shumë të rëndësishëm, për mbijetesën e autokracive personaliste, element i cili shpesh del jashtë lenteve me të cilat jemi mësuar ta analizojmë lidershipin e Ramës .

Thelbi që anashkalojmë shpesh në analizat tona është se regjimet autokratike personaliste, në krahasim me autokracitë e udhëhequra nga partia apo ushtria, për siguruar jetëgjatesinë kanë nevojë të pashmangshme për të  krjuar ekuilibra, nga të cilat buron edhe fuqia dhe dobësia e liderit.

Këto 12 vitet e fundit, Rama ka qenë i pakrahasueshëm për nga pushteti me këdo tjetër në këtë vend, edhe arritja e këtij rezultati  ka ardhur me kostot e një ekonomie të shtrembëruar, krijimin e një burokracie jofunksionale , hartimin e  politikave jo të shëndosha klienteliste, kontrollin mbi mediat  dhe dobësimin maksimal të opozitës.

Centralizmi i pushtetit në duart e Ramës nuk mund të realizohej pa dobësimin e institucioneve. Por nga ana tjetër institucionet e dobëta ka kanë vështirësuar qeverisjen, duke dobësuar njëherazi edhe sundimin e tij .Rama i ka minuar rregullat, edhe nuk ka mudur t’i zëvendësojë ato me asgjë tjetër. Ndaj atij i është dashur gjithmonë si një artist cirku të sigurojë ekulibrin në fijen e hollë të pushtetit duke mbajtur në dorë “shkopin” e liderit popullor .

Besoj të gjithë e kemi vënë re sesi ai përdor një gjuhë kritike kundër Europës për të ngacumaur bazën, por jo aq shumë sa të përfshihet në një konflikt me të; sesi ai përdor korrupsionin për të shpërblyer miqtë , për të blerë mbështetje jashtë e brenda vendit ,  por jo aq sa ekonomia të shembet;  sesi manipulon lajmet, por jo aq sa njerëzit të fikin televizorin ; sesi i blen mediat por pa i shkatërruar përfundimisht ato, pasi  atij nuk i duhet një media plotësisht e pabesueshme nga publiku ; sesi shtyp kundërshtarët politikë, por jo aq shumë sa të shkaktojnë reagime; Sesi shfaqet si mbështetësi dhe reformatori i vazhdushëm i  drejtesisë,  por sigurohet me anë të komisioneve Antikorrupsion që institucionet te drejtësisë të mos forcohen, pasi bëhen rrezik të kthehet kundër tij .

Rama si të gjithë autokratët gjatë mbajtjes së pushtetit është përballur me dy kërcënime kryesore. Ai mund të rrëzohej nga bashkimi i elitës ose mund të rrëzohej nga një revoltë masive. Në zbutjen e këtyre kërcënimeve Rama ka krijuar  perceptimin e “liderit popullor” . Pikërisht krijimi i perceptimit të popllaritetit masiv ka krijuar më pak gjasa  që njerzit të dalin në rrugë dhe elitat të bashkohen për ta rrëzuar atë.

Sepse në momentin që  lideri përceptohet si popullor cdo përpjekje për ta rëzuar ka më pak gjasa të jetë e sukseshme. Ndaj që nga mandati i dytë e tëhu, e kemi parë Ramën të  shfaqet duke kënduar tallava e duke kërcyër si arusha Silva . Më shumë sesa në Kuvend e mbledhje qeverie e kemi parë duke bashkëbiseduar “gju me gju” e “sy me sy”  me popullin . E kemi parë të  distancohet nga lajmet e këqija duke i lënë vartësit e tij “të thithin” zemërimin e publikut dhe të luftojnë mes tyre.

Por për fatin e tij të keq historia ka treguar se ka gjithmonë  disa ngjarje që shkaktojnë rënien e popullaritetit te autokratëve personalistë edhe  pamundësi për mbajtjen e ekulibrave .

Edhe arestimi i parë i një zyrtari të lartë qe është në detyrë dhe njekohësisht figurës së dytë më të rëndësishme të  partisë socialiste  është nga ato lloj ngjarje që i bën zgjedhjet mjaft të rrezikshme për pushtetin e Ramës.

Sot nuk ka një frymor në rrethin e tij të ngushtë,  apo që  ka lidhur të ardhmen politike me të që nuk i kupton rreziqet e humbjes së tij. Kjo kuptueshmëri agravon në ketë moment te keq  konfliket e brendëshme duke e dobësuar edhe më tej pushtetit e tij  .

Po ashtu për fatin e tij te keq që prej 1945 historia ka tregur se largimi nga pushteti i  autokratëve personalistë të tipit Rama , priret të jetë shumë më i shëmtuar sesa largimi i diktatorëve  të tipit Hoxha.  rreth 80% e autokratëve përsonalistë kanë përfunduar ose të vdekur në burg ose në internim.

Me sytë e zgurdullaur, duke nxjerrë duf e mllef me fjalorin vulgar, “Lideri Global i Tiranës” po tregon se është  në gjendjen e tij më të keqe edhe po shfaq dobesinë që fshihej pas forcës së tij .

Nga data 10 shkurt e këtej  për cdo mik e armik të tij, është e qartë se ai e ka të pashmangshme ndarjen me turp  nga pushteti kurdo që kjo të ndodhë. Sikurse është e dukshme se ikja e tij do të lër mbrapa një shtet te rënuar edhe  një gërmadhë që quhet partia socialiste .

Por uroj të mos humbasim  mësimin se nuk ka   nje fund  tjetër për cdo lider të fortë dhe njëkohësisht të dobët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit