-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka me shqiptarët në Itali: Ora e ndryshimit po troket dhe ju do ta mundësoni me votën tuaj

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në takimin me shqiptarët në Parma u shpreh se vota e tyre është një moment historik.

Noka tha se vota e shqiptarëve do të jetë vendimtare për largimin e qeverisë aktuale që e cilësoi si më të korruptuarat dhe më të inkriminuarat në Evropë.

“Jemi vetëm 2 muaj e gjysmë larg ditës kur do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky regjim. Ky është një detyrim para kombit, para të rinjve, familjarëve, pensionistëve dhe të gjithë shqiptarëve të larguar nga vendi. Ne si PD dhe si opozitë kemi një mision dhe do ta realizojmë së bashku,” tha Noka.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, duke e cilësuar votën si jetike për ndryshimin politik të vendit.

“Shqiptarët kudo në botë janë bashkuar rreth Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ora e ndryshimit po troket dhe ju jeni ata që do ta mundësoni me votën tuaj,” tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit