Një sulm me thikë ka ndodhur në Francë, ku një 37-vjeçar algjerian ka vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Në lidhje me këtë ka reguar presidenti i Francës Emmanuel Macron i cili tha se ky sulm me thikë ishte “terrorizëm islamist”.
“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, u tha Presidenti Macron gazetarëve në kuadrin e punimeve të panairit të përvitshëm të fermerëve francezë, duke shtuar se ministri i brendshëm ishte nisur drejt qytetit Mulhouse.
Ndërsa zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rasti dhe se autori është arrestuar.
Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.