-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin drogë në klubin e natës, arrestohen 4 persona

Kryesoret

Policia ka arrestuar 4 persona pasi akuzohen se shpërndanin drogë në klubin e natës në “Pub Star”, në Berat.

Katër personat u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Berat.  Të arrestuarit janë K.I., K.D., R.Z., dhe E.V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 doza të dyshuara kokaine të mbeshtjellë me qese të tejdukeshme, pesë doza të dyshuara kokainë dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e shtetasit E.V ( pronari i Pub Star).

Ndërsa në automjetin e shtetasit K.D. (Badigardi Pub Star) në xhepin e derës ju gjetën të futur në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuar kokainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit