Teuta triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Tiranës në javën e 26-të në Superligë. Tirana shënoi gol në minutën e 15-të nga Jarmouni. Ndërsa vetëm dy minuta më vonë durrsakët barazuan me Simeu.
Ndërsa në minutën e 87-të ishte Lloci që ktheu në gol një penallti, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren në debutim trajnerit Bledar Hodo.
Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 27 pikë dhe Tirana mban vendin e parafundit me 26 pikë.