Një aksident tragjik ka ndodhur në Bari, Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar, Klajdi Malaj, humbi jetën pas përfshirjes në një përplasje të trefishtë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate të shtunën dhe ka përfshirë tre makina, duke lënë gjithashtu viktimë edhe një 44-vjeçar, Filippo Nettis, ndërsa shoferi i makinës tjetër ka shpëtuar pa lëndime.
Sipas mediave fqinje, Klajdi Malaj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Filippo Nettis ka ndërruar jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Karabinierët italianë janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.