Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, po viziton sot Shqipërinë.
Rama theksoi se kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e partneritetit mes dy vendeve, duke nënvizuar bashkëpunimin në projekte si monitorimi i rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të avancuar dhe krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët për letrat me vlerë.
“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta… Jam shumë krenar që Shqipëria sot mikpret miq si Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan diçka që disa vite më parë as mund të imagjinohej”, tha Rama.