Kryeministri Edi Rama ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Greqi të marrin pjesë në Panairin e Punës që do të zhvillohet më 2 mars në Athinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se ky panair ofron mundësi të mira për punësim dhe rikthim në Shqipëri. Ai i inkurajoi profesionistët të shfrytëzojnë mundësitë për të avancuar karrierën dhe për të eksploruar mundësitë e punës në atdhe, duke hapur një kanal komunikimi të rëndësishëm me diasporën.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën…”, shkruan Rama në Facebook.