-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Veliaj kërcënoi me jetë dëshmitarët, ka lajme të hidhura për Ramën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u kthye entuziast nga Italia dhe Greqia ku takoi diasporës dhe u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit. Tha se ka lajme të këqija për kryeministrin Rama.

Ka lajme të hidhura për Edi Ramën. Jo vetëm në ato mitingje që e lanë pa frymë këto dy ditë, por po qarkullon cdo ditë cështja McGonigal, po kthehet në tryezë, dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale. Ai mori nga Edi Rama, nga zyra e Ramës 225 mijë dollarë.

Altin Dumani e mban në sirtar dosjen dhe nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës së Uashingtonit pasi don me cdo kusht të mbrojë Ramën, por kësaj kohe i erdhi fundi. Do të gjykohet rëndë Rama”. 

Më tej Berisha tha se dënon kërcënimet që Erion Veliaj i ka bërë prokurorit Ols Dado, por që pas këtyre deklaratave të kryetarit të bashkisë janë dëshmitarët. “Dënoj kërcënimin “me personale” të Ols Dados. Sigurisht që unë jam kundër cdo kërcënimi personal. Nuk mund të ketë kërcënime personale, se pastaj është vetëgjyqësi, por mesazhi që jep ky hajdut është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve.

Për shkak të mbrojtjes që ka prokurori shanset i ka zero por kërcënimi real është për dëshmitarët që “po folët do ta keni personale me mua”. PD po shqyrton modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit