-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Kosovë përkujtohet nisja e luftës në Ukrainë

Kryesoret

Nën organizimin e ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, në Kosovë është përkujtuar nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë nga Ukraina tre vjet më parë. Po ashtu, në Prishtinë është mbajtur edhe një protestë për të kundërshtuar këtë luftë.

Të pranishëm në ngjarjen e organizuar nga kori diplomatik ishin edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo tha se këto tre vjet kanë qenë me dhimbje të mëdha, humbje të mëdha, por edhe rezistencë të fuqishme nga populli ukrainas.

“Ne i kemi dhënë Ukrainës gjithçka që kemi mundur t’i japim, qoftë armë apo mbështetje të palëkundur, duke e ditur se fitorja e Ukrainës është fitorja jonë dhe humbja e Ukrainës është humbja jonë”, tha Osmani.

Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës.

“Kjo luftë ka rëndësi të madhe për sigurinë e Evropës. E ardhmja e sigurisë së kontinentit tonë, dhe e rregullit ndërkombëtar është në rrezik sepse Rusia mund të mos ndalet aty nëse Ukraina do të dorëzohet. Prandaj duhet të vazhdohet mbështetja për Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit