Për podcastin “SY m’SY”, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në Shqipëri nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra dhe se 57% e tyre nuk kanë asnjë taksë.
Ai ka shtuar se sektori i turizmit dhe ndërtimit paguhet sa në Greqi, por me më pak taksa, ndërsa përsa i përket të ardhmes, Rama ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e anëtarësimit në BE dhe gjithçka do të ndryshojë për disa vite.
“E para ka kohë që nuk ka rroga 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri, edhe e dyta rroga është ajo që duket, po pas asaj ka dhe taksa. Që ta dini 57% e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taks, ndërsa 36% e tyre kanë nga 4 deri në 10%. E dyta, në turizëm dhe ndërtim këtu merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë, ndërsa kur je jashtë qytetit tënd, fjetjen ta paguan kompania. Këto janë fakte.
Edhe e treta, avash me kekun dhe byrekun se nuk janë më kohët si dikur. Gjithkush le ti shoh me qetësi opsionet e veta dhe ta shoh nëse do të kthehet apo jo. Jemi në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030. Për pak vite do jemi anëtare të be. Gjithçka do të ndryshojë”, tha ndër të tjera Rama.