Për emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit afati për regjistrimin është data 4 mars për të votuar për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Komisonit Qendror të Zgjedhjeve janë rreth 221 124 kërkesa për regjistrim, ku nga këto 177 304 janë miratuar dhe 39 364 janë refuzuar. Ndërsa 39 264 mijë kërkesa janë në shqyrtim dhe në proces verifikimi.
Sipas shpërndarjes gjeografike dhe demografike kryeson Tirana me rreth 37 mijë regjistrime, më pas Fieri me 23 mijë, Elbasani dhe Durrësi me 18 mijë, si dhe të fundit renditen Gjirokastra dhe Kukësi, me rreth 3 mijë regjistrime ose 1.7%.