-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ta shkrijë SPAK-un? Berisha: Nuk do të ketë kurrë prokurori politike

Kryesoret

I pyetur nëse vazhdon që t’i qëndrojë idesë se nëse vjen në pushtet do ta shkrijë SPAK-un, Sali Berisha u zotua sot se nuk do të lejojë kurrë prokurori politike në vend. Për SPAK-un tha se po vepron si prokuroria e kohës së Enver Hoxhës duke lënë të kuptohet qartë se do të veprojë me nisma ligjore kundër saj.

Ajo që kam deklaruar dhe deklaroj unë se kurrë në qeverisjen e PD-së Shqipëria nuk do të mund të ketë prokurori politike. Kjo ta ketë të qartë cdo shqiptar, prokuroritë politike janë prokurori diktaturash.

Por unë ftoj qytetarët meqë është një gjeneratë e tërë që nuk ka jetuar diktaturën të mos harrojnë se gjatë diktaturës prokuroria e Enver Hoxhës, krahas dënimeve politike jepte me qindra dënime për krime ordinere.

Për atë që e rikujtojnë atë kohë SKAP-i sot bën të njëjtën gjë. Krahas dënimeve politike për llogari të Ramës jep edhe dënime të tjera. Por e para ishte prokurori politike dhe e dyta është po kaq politike dhe Shqipëria nuk do të ketë kurrë prokurori politike. Kjo është përgjigja ime për cdo qytetar shqiptar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit