Republika dhe përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit të PD-së. Gazment Bardhi i është përgjigjur Edi Ramës, pasi kryeministri postoi një mesazh që tha se i kishte ardhur nga “koordinatori juridik i gjyqeve me kënetën” lidhur me gjyqin për shpifje.
“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer!
Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht.
Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin” shkruan Bardhi.
Sot u shty seanca e padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për shpifje. Çështja lidhet me akuzat publike që Bardhi bëri kohë më për vëllanë e kryeministrit dhe sipas tij lidhjen me dosjen Xibraka.
Rama tregon çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Bardhin: Eh Babale, s’përdridhu!