-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Bashkia Tiranë dhe ministritë po djegin dosjet, por edhe në Hënë do ju kap

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot se bashkia e Tiranës por edhe disa ministri po djegin dosjet për të zhdukur provat dhe gjurmët nga abuzimet. I bëri thirrje drejtësisë që të veprojë por kishte edhe një mesazh për administratën.

Institucionet janë angazhuar për të zhdukur provat shkresore, dokumentet e veprimtarive të tyre kriminale. Ka tre javë që një proces i tillë i ethshëm po kryhet në disa dikastere. Ajo që patë sot në bashkinë e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut. Ajo ka ndodhur sikur është paralajmëruar në këshillin e ministrave, në ministritë dhe agjencitë e Lubi Ballukut, ministrinë e Jashtme, cuditërisht, se edhe ajo ka kusure të mëdha, ministrinë e Brendshme.

Një përpjekje për të fshehur me djegie dhe grisje dokumentet sikur e patë mbrëmë qytetarët e Tiranës shprehën shqetësim të madh, por patën edhe të tjerë që bënë humor; u inaugurua inceneratori i Tiranës. Djegia e dokumenteve në bashkinë e Tiranës, jo vetëm të bashkisë e bën përgjegjës këtë bashki për një krim shumë të rëndë jo vetëm për bashkinë por shumë institucione të tjera.

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mbajnë kopje të cdo veprimtarie antiligjore të zyrtarëve të lartë të tyre, të mos implikohen të mos bëhen bashkëautor në një proces karakteristik për përmbysjen e sistemeve, të mos harrojnë se gjurma dixhitale do të gjendet edhe në Hënë, kudo që të jetë dhe auditi i përgjithshëm për të gjetur se ku kanë shkuar 56 miliardë euro në 12 vitet e Edi Ramës të cilat nuk janë dhënë rroga dhe pensione. Ndaj edhe stop djegies së dokumenteve, stop zhdukjes së tyre dhe zbrazjes së tyre dhe zbrazjes me shpejtësi të arkivave të dikastereve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit