Një person me nënshtetësi gjermane është gjetur i pajetë në banesën e tij në një lagje periferike të qytetit të Korçës.
Shtetasi, pas martesës me një korçare, jetonte në qytetin juglindor. Policia ka nisur hetimet dhe po kryen kqyrjen paraprake të kufomës për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Ende nuk ka informacion zyrtar nga autoritetet.