-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së tiranës Shefkie Mataj (Demiraj).

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoj nga detyra gjyqtaren më 26 shtator 2020. Komisioni konstatoi pamundësi të gjyqtares Demirajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe dhe papafingo, si dhe vlerëson se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompensimi për shpronësim trualli.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 52/2022, datë 13.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shefkie Mataj (Demiraj) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 567, datë 28.09.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 567, datë 28.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shefkie Mataj (Demiraj). Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit