Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për mediat greke ka deklaruar se nëse vjen në pushtet do të firmosë marrëveshjen me Greqinë për cështjen e detit. Kryetari i PD-së ka sulmuar kryeministrin Rama, që sipas tij nuk është treguar aspak serioz me grekët.
“Për sa i përket përcaktimit të zonave detare që nënshkruan qeveritë Karamanlis – Berisha në vitin 2009, politikani shqiptar ia hodhi fajin zotit Rama, i cili “për shkak të të tretëve dhe për interesat e tij, ushtroi presion dhe rrëzoi marrëveshjen”, të cilën e quajti “marrëveshjen më të mirë”. “Ishte një marrëveshje ëin-ëin. Sigurisht, nuk kishte arsye që as Greqia as Shqipëria të humbnin”.
Sipas tij, pas refuzimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, qeveria e tij ra dakord me dy qeveritë e pasardhëse greke që ta dërgonin dhe rishikonin në Hagë.
“Rama i tha qeverisë Tsipras “ne kemi një marrëveshje më të mirë” dhe filloi bisedime të reja shumë të marra. Sepse pas dy apo më shumë vitesh, pas disa raundesh negociatash, kur ishin gati për ta nënshkruar, kërkoi falje dhe tha që “vendimi i gjykatës nuk na e lejon”. Sigurisht, Kotzias ishte shumë i zemëruar, ndërsa edhe unë e denoncova. Nuk mund të sillesh kështu. E di vendimin e gjykatës. Duhet të jesh serioz”, shtoi ai.
“Sigurisht, kjo çështje do të zgjidhet përmes dialogut me frymën e mirë, ashtu siç e bëmë (në vitin 2009) me vullnetin për ta zgjidhur problemin. Këtë synojmë”, theksoi ai, ndërsa në fjalimin e tij në SEF theksoi se, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet, marrëveshja do të përfundojë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë shumë të shkëlqyera” shkruan gazeta greke.