Ditën e djeshme mbi bashkinë e Tiranës dolën disa shtëllunga tymi. Nga opozita u akuzua se po digjen dosjet që mund të implikojnë kryetarin e bashkisë në burg por edhe zyrtarë të tjerë.
Sot Adriana Kalaja nga PD ka publikuar një video të një kamioni pranë bashkisë dhe që sipas saj brenda ka dosje të shumta që janë larguar nga bashkia Tiranë.
Sipas denoncimit të avokates Adriana Kalaja, dosjet që janë ngarkuar në këtë kamion, janë për të prishur provat në lidhje me arrestimin e Veliajt. Nuk dihet ende nëse këto dokumente do të përdoren nga grupi hetimor për çështjen e Veliajt.
Avokatja Kalaja i ka bërë thirrje SPAK dhe prokurorëve që të marrin masa të menjëhershme në lidhje me këtë skandal që po kryhet në qendër të Tiranës.