-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama intervistë për MEGA: Minoriteti grek në Shqipëri nuk ka probleme me pronat

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Pamja e Madhe” në televizionin grek MEGA foli për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe grabitjet e pronave.

Rama u shpreh se minoriteti grek në Shqipëri nuk ka asnjë problem më shumë me pronat, se ato problematika që kanë edhe shqiptarët etnikë. Ai tha që është marrëzi që të flitet për grabitje të pronave të minoritetit grek pasi nuk ka asnjë provë.

Rama theksoi edhe ndërtimin e shkollave greke nga qeveria shqiptare por sipas kryeministrit problem është që nuk ka mësues.

“Meqë ra fjala kryeministri juaj është mjaft i vëmendshëm ndaj çështjeve të pakicës greke në Shqipëri. Ne mund të hapim shkolla publike apo private për minoritetin grek, por duket që jut ë dërgoni mësues. Nuk ka asnjë problem për grekët etnikë në Shqipëri. Ka pasur në të shkuarën disa probleme, por tani nuk ka më. Probleme me pronat ka edhe për shqiptarët etnikë. Por të flasësh për grabitje është e tepërt.

Nuk ka asnjë rast që ndonjë pronë private të jetë marrë nga qeveria. S’ka asnjë rast të tillë. Së dyti të gjitha hotelet, resorted dhe gjithçka tjetër, është ndërtuar mbi baza private, mbështetur në kontrata. Problemi me titujt e pronësisë është pjesë e historisë. Nuk është se nuk i kanë të gjithë. Ka që i kanë këta tituj dhe për investime të ndryshme lidhin kontrata dhe marrin para. Në të kundërt nuk jepen lejet e ndërtimit”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit