-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa takim me shqiptarët në Athinë: Regjistrohuni për të bërë të mundur fitoren e PD

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarët në Athinë. Zhupa u shpreh se në këto 12 vite qeverisje janë larguar 1.5 milionë shqiptarë pasi nuk kishin siguri dhe arsim të duhur në këtë vend.

Ajo premtoj se me programin e Partisë Demokratike çdo emigrantë do të kthehet në vend, do të hap një biznes dhe për 5 vite nuk do të paguaj taksa por do të mbështetet nga shteti.

“Të riun shteti duhet te subvencionon, ta mbështet, t`i jep para, këtë do bëjm dhe ne që cdo i ri, cdo student do të ketë subvencione nga shteti. 200 euro do të jetë minimumi jetik për çdo shqiptar. Asnjë shqiptar nuk do të jetojë nën 200 euro qoftë me asistencë, qoftë me pension, qoftë shqiptar i cili merr pagën minimale. Ne do të punojmë për një Shqipëri që nuk vidhen taksat. Për një Shqipëri që paraja publike nuk shkon për të blerë një verë 33 mijë euro për ta pirë kryeministri. Nuk shkon për qendra detoksi për kryeministrin, por që shkojnë paratë për shërbime publike, për qytetarët, për secilin nga familjarët tuaj atje dhe Ju të ktheheni në Shqipëri dhe Partia Demokratike ka vendosur në programin e saj që cilido nga Ju që do të kthehet në Shqipëri qe do të dojë të krijojë një biznes në Shqipëri, të jetë 5 vite pa taksa. Të jetë 5 vite i mbështetur nga Shqipëria sepse ndryshimi vjen nëqoftëse ne kthejmë emigrantët në Shqipëri dhe jo nëqoftëse ne jemi qeverisje që të bëjm njerëzit që të ikin nga sytë këmbët sic është qeverisja e Partisë Socialiste”, tha Zhupa.

Ajo në fudn bëri thirrje që të vazhdojnë të rejistrohen për të bërë të mundur fitoren e Partisë Demokratike dhe Berishën kryeministër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit