Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pas denoncimit të nënës së tij për dhunë psikologjike. Sipas njoftimit të policisë, mbrëmjen e kaluar, pas një kallëzimi nga nëna, shërbimet e policisë ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.
Gjatë shoqërimit në Komisariat, i riu, identifikuar si A. I., ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
Ai është arrestuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.