-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama sulm total SPAK-ut: I ke sytë me gjak, boll më! Drejtësia e Putinit, kurrë këtu!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme se i ka sytë me gjak pasi po godet vetëm majtas dhe se gjykata është kthyer në notere të prokurorisë.

“Kurdo herë, kudoqoftë që do të kapin korrupsion, atë shpatën, ta hapin krahun me të gjithë forcën, por korrupsion ama, korrupsion, kemi ngritur një prokurori speciale për të luftuar krimin dhe korrupsion dhe jo që të bëjë edhe gjykatën administrative, edhe KLSH-në, edhe ILDKPKI-në, edhe gjykatësin edhe prokurorin. Nuk e kemi ngritur për këtë por për të luftuar korrupsionin” tha ai.

Hoqi paralelizma me drejtësinë e Vladimir Putinit në Rusi. “Një gjykatës, special, thotë që dënimi duhet të jetë më i ashpër, sepse populli ka mosbesim! Kjo nuk është drejtësia europiane, kjo është drejtësia e Vladimir Vladimirovich Putinit.

Epo drejtësia e Putinit kurrë këtu! E kemi parë një herë këtë film, por atëherë nuk i thoshin të korruptuar, por armiq të klasës. SPAK dhe Gjykata Speciale nga shpresë duhet të bëhen krenari! Nuk duhet të ketë hije Kremlini, në kuptimin e metodave jo se ka infiltrim.

Kryeministri tha se SPAK është shpresa e vetme e opozitës për të goditur maxhorancën. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të mos intimidojë më administratën. “Boll!”, tha Rama. “Tani duam integritet të çdo procesi. Dëgjesat do të vazhdojnë me këdo që nuk është nën hetim. Me personat në hetim nuk merremi ne, ama personat që intimidohen i mirëpresim.

Zonja e (drejtësisë) sot i ka sytë me gjak, jo të mbyllur. Pikërisht se i ka sytë me gjak, ne kemi dëgjuar gjykatës specialë, që thonë se populli kërkon dënim më të madh për X ose Y sepse populli ka mosbesim. Ky është fundi, kjo është gjuha e Putinit dhe jo e Europës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit