Partia Demokratike dhe opozita në tërësi kërkojnë shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pas arrestimit.
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti u shpreh se është fakt që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit vetëm për një pjesë të dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe opozita kërkon shkarkimin nga detyra.
‘Kërkojmë që Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo a qajë atë natën e ti marrë vendin ditën’ u shpreh Alimehmeti që është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Një pjesë e këshilltarëve të tjerë deklaruan se institucioni është jashtë funksionit pas arrestimit të kryetarit.