Ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi, dhe biznesmenia Vilma Nushi nuk arritën të pajtohen në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, pas padisë së Nushit për shpifje.
Vokshi paralajmëroi se do të vazhdojë deri në fund me denoncimet për skandale të koncesioneve të Check-upit dhe sterilizimit, duke kërkuar dëshmitarë si Edi Ramën, Ogerta Manastirliun dhe Ilir Beqajn.
‘Asnjë nga palët nuk pranoi të pajtohet, pra kaloi në seancë shqyrtimi. Seanca e radhës u la për 13 mars ora 9. Meqë Vilma Nushi nuk mbylli as gojën time, as të opozitës, por në formë shantazhi më ka paditur pas letrave publike dhe investon GJKKO, sigurisht siç isha në herën e kaluar do jem në çdo seancë për të prezantuar të gjitha faktet që unë i kam prezantuar edhe në komisionin hetimor. Nuk mund të pranoj dhe do vazhdojë të denoncoj në të gjitha hapësirat e mia çdo abuzim, korrupsion dhe sidomos kur kanë të bëjnë me jëtën e qytetarëve. Vilma Nushi e ka financuar Edi Ramën për të marrë pushtetin dhe Ramna i dha koncesionin e check up dhe pas këtij koncesioni i dha me dhjetëra tendera të tjerë’, u shpreh Vokshi.