Tashmë që jemi pothuajse në fund të muajit shkurt të vitit 2025, kemi hyrë në vitin e katërt të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. E vetmja gjë që ka ndërruar në këtë fillim të këti viti të katërt është vetëm retorika. Tashti po flitet më shumë për paqe, pamvarësisht se në terren luftimet kanë vazhduar me të njëjtin intesitet si në këto 8-9 muajt e fundit.
Edhe pse tashmë SHBA kanë deklaruar se do të ndërpresin ndihmën ushtarake për Ukrainën. Dhe edhe nëse e ndërpresin totalisht kjo nuk do të ketë si fillim një ndikim të madh në fushën e betejës, por në realitet ndikimi më i madh i sajë do të jetë politik, dhe në kohën e sotme të luftës moderne ku çdo ushtar ka një telefon dhe mund të kontrollojë gjithçka thuhet nëpërmjet rrjeteve sociale, do të ndikonte direkt në moralin e trupave.
Nëse lufta do të zhvillohej vetëm në sferëm ushtarake, pa ndikime të faktorëve të jashtëm atëherë po që do të kishim një ritëm tjetër të luftimeve, dhe ajo do të mund të zgjaste edhe për disa vite të tjera.
Por duke qënë se lufta nuk ndodh në një vakum të tillë, dhe duke qënë se ajo është vazhdim i politikës, është totalisht e ndikuar nga politika.
Fakti është se lufta zhvillohet në shumë sfera. Në vitin 2014 ai që është sot Shef i Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë Ruse paraqiti doktrinën e re të kësaj ushtrie të njohur në perëndim gjerësisht si “Doktrina Gerasimov”, ku përcaktonte se sfera ushtarake është vetëm një aspekt i vogël i luftës moderne.
Dhe kur rusët flasin sot për mundjen e Ukrianës, ata në të vërtetë nënkuptojnë këtu mundjen e gjithë perëndimit në këtë fushë të kombinuar të betejës.
Prandaj të matësh sot zhvendosjet territoriale që forcat ruse bëjnë në fushën e betejës me metra katrorë për të treguar se ata po ecin ngadalë dhe mezi po fitojnë, është një budallaki e madhe.
Pasi përparimet reale janë në konceprin politik dhe atë strategjik.
Në konceptin politik sot kjo luftë moderne që është konsideruar me të drejtë luftë hibride, pasi zhvillohet në disa dimensione dhe fusha ka sjellë si rezultat një krizë të thellë politike ndaj Ukrainës dhe Amerikës, dhe një krizë tjetër politike edhe më të thellë ndërmjet Europës dhe Amerikës.
Në fillim të kësaj lufte në 2022, Europa ishte totalisht e nënshtruar ndaj politikiva amerikane dhe nuk kishte as atëherë ashtu si edhe sot, asnjë vizion strategjik dhe asnjë plan rezervë. Dhe në atë fillim, objekti strategjik i të treve këtyre (Amerikës,Ukrainës dhe Europës) ishte shkatërrimi i Rusisë dhe kthimi në kufijtë e vitit 1991.
Pas vitit të dytë të luftës rusët arritën një thyerje të pjesëshme të këtij objekti strategjik të gjithë perëndimit. Në fillim të 2024 perëndimi dhe Ukraina në samitin e NATO-s deklaronin se do ta kthenin Rusinë në kufijtë e vitit 2014.
Ndërsa tashti në fund të vitit të tretë dhe fillim të vitit të katërt ky objektiv strategjik i tyre është thyer totalisht. Këtë thyerje e konfirmoi Sekretari i Mbrojtjes i Amerikës në Ministerialin e NATO-s para dy javësh ku deklaroi “ Kthimi i Rusisë në kufijtë e 2014 është një iluzion i pamundur në terrenin aktual të luftës”.
Dhe kjo thyerje ka ardhur si rezultat jo vetëm i rezistencës ruse, por kryesisht si rezultat i fuqisë dhe kapacietetit të saj ushtarak për të shkatërruar totalisht industrinë ushtarake Ukrainase, dhe për të zbrazur rezervat ushtarake të perëndimit në Ukrianë.
Kjo qasje moderne e luftës shkatërruese e bën atë të lodhshme për kundërshtarin duke sjellë reduktimin në mënyrë konstante të aftësisë së tij për të bërë luftë.
Dhe në rast se dikush ka dyshime për këtë shkatërrim mjafton që t’ju hedhi një sy kapaciteteve ushtarake të Ukrainës në janar të vitit 2022, krahasuar me disa shtete europiane anëtare të NATO-s:
Kategoria Ukraina Gjermania Franca Britania
Tanke 2596 266 406 227
Mjete
të blinduara 12303 9217 6558 5015
Artileri
vetlëvizëse 1067 121 109 89
Artileri me
tërheqje 2040 0 105 126
Bateri
raketash 490 38 13 44
Ushtarë 500,000 200,000 240,000 231,000
Për 6 muajt e parë të luftës Ukriana humbi 75% të kësaj force dhe pastaj NATO filloi ta pajiste nga arsenali i saj, dhe këtë NATO e bëri dy herë rrejsht për dy ofensiva të cilat dështuan, që do të thotë se Ukriana ka humbur në këto tre vite luftë tre ushtri. Një të sajën e dy të NATO-s.
Ndaj, edhe lufta ndaj gjithë kësaj force, që në këtë pamje të krijon përshtypjen se aty po zhvillohet një luftë botërore në një rajon, nuk mund të matet me metra katrorë.
Kjo edhe për faktin se përparimi në terren matet edhe mbi raportin e forcave.
Dhe ky raport forcash aktualisht është 1 me 1.3 në favor të rusëve.
Por në doktrinën ushtarake dihet se në sulm raporti duhet të jetë 1 me 3 në favor të sulmuesit, në mënyrë që përparimin ta matësh më metra katrorë.
Aktualisht në teatrin e luftës kemi 540 mij forca ukrinase dhe 670 mij forca ruse. Ndërkohë që rusët mundohen ta kompensojnë këtë mungesë të forcave për të arritur numrin 3 në këtë raport, me anë të fuqisë së zjarrit ( gjë për të cilën do bëj fjalë në një shkrim tjetër).
Dhe tashmë perëndimi, ose nëse bazohemi mbi retorikën e këtyre ditëve, Europa, nuk ka më armë të reja për të përdorur në Ukrianë kundër Rusisë.
Të gjitha llojet e armëve dhe raketave që kishin në dispozicion u përdorën në Ukrainë, dhe ato dështuan totalisht.
Kjo, pasi gjeneralët e NATO-s mashtruan veten se rusëve u mungonte mprehtësia strategjike dhe llogjistike, ju mungonte një forcë e mjaftueshme e trajnuar, dhe mbi të gjitha kanë menduar se rusëve ju mungonin rezervat e mjaftueshme të të gjitha municioneve për të hyrë në një konflikt të gjatë si ky i tanishmi.
Dhe këtë iden se mund ta mundnin srtrategjikisht me anë të goditjes me raketa me reze të gjatë veprimi e bazuan mbi goditjen 76 ditore me raketa në vitin 1999 të Jugosllavisë dhe Sërbisë në luftën e Kosovës.
Por i bënë kalkulimt gabim sepse Sërbia është një vend i vogël në krahasim me Rusinë, dhe industrinë ushtarake Sërbia e kishte të vogël në krahsim me Rusinë dhe të përqëndruar në vetëm dy a tre pika, ndërsa Rusia jo vetëm që e ka atë të shpërndarë në gjithë territorin e madh të Rusisë që është një kontinent më vete, por pjesën më të madhe, pothuajse mbi 85% e saj ndodhet në pjesën e brendëshme të Rusië, në Kaukaz dhe në Siberi, ku këto raketa nuk kanë kapacitete të arrijnë.
Dhe në këtë aspekt edhe sot, as SHBA dhe as NATO e gjithë perëndimi i marrë sëbashku nuk kanë asnjë kapacitet konvencional për të arritur në Rusi atë që arritën në Sërbi.