Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të votuar Partinë Socialiste.
“E dini çfarë ju pret më 11 maj? Ju pret diçka që s’e keni imagjinuar në ëndrrën më të keqe. Njëri e ka parë në ’97 si ka dalë. Rezultati i 2025-ës as nuk perceptohet.
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe për vëllezërit dhe motrat në diasporë. Mezi presin t’u vijë zarfi të shënojnë aty PS. Thonë tani ndihemi krenarë që jemi shqiptarë. Nuk na shohin më si qytetarë të vendeve të dorës së dytë.”
Balla akuzoi opozitën se po mashtron shqiptarët. “U gënjye këtu sy për sy nga dikush që s’i vjen turp të gënjejë. Janë 500 mijë, ti thua 80-90 mijë. S’ka pas faj ai tjetri kur thoshte 7 herë 7 se e paska nga babai, qenka e trashëguar”.