Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta lënë në burg, duke e konsideruar kalimin e këtij hapi si një “hap pozitiv”.
Ai ka shprehur bindjen se çështja do të çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe pa dyshim do të fitojnë, siç ndodhi edhe me Komisionin e Venecias për reformën e Ramës.
Ilir Meta: 11 Maj, dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij, Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut.
Pa asnjë diskutim do të fitojmë ashtu siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias kundër Ramaformës.
Mos harroni se 2 Marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5 Dhjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar patriotik në mbrojtje të Kushtetutës falë të cilit jo vetëm u çmontua Ramaforma.
U bëj thirrje simpatizantëve të PL, anëtarëve, shqiptarëve patriotë kudo ku janë të gjithë drejt 11 Majit, Të gjithë bashkatdhetarët tanë të nxitojnë të regjistrohen të marrin pjesë në këtë ditë historike ku narkoregjimi do të hidhet tek Lana.
Malet tona më të larta.