Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkon SPAK-ut që të hetojë zv/ kryeministren Belinda Balluku për aferën e dy termocentraleve “Tigri 1” dhe “Tigri 2” në Vlorë. Sipas Bardhit humbja nga xhepat e shqiptarëve është 80 mln euro.
“Firma e saj të mos ngrejë dyshimin për shpërdorimin e parave publike. E tillë është edhe afera e termocentraleve, Tigri 1 dhe Tigri 2 të lëvizëse u sollën nga fundi i botës. Historia e termocentraleve i kam kërkuar SPAK-ut që të nisë hetimet penale për Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj është histori e ngjashme me inceneratorët.
Pas tre viteve kemi përfunduar me blerjen e dy tigrave të Belindës dhe ashtu si inceneratorët nuk kryejnë asnjë funksion. Kjo aferë u ka marrë nga xhepat shqiptarëve gati 80 mln euro” tha ai.