-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e Veliajt/ SPAK: Ajola Xoxa mori fonde edhe nga bashkia e Fierit

Kryesoret

Nga dosja me 366 faqe e SPAK-ut, e cila është vetëm një pjesë e provave të SPAK-ut kundër Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, rezulton sipas prokurorisë se Ajola Xoxa ka marrë fonde edhe nga bashkia e Fierit e drejtuar nga Armando Subashi. Ajola Xoxa është paguar nga bashkia e Fierit për konsulencë ligjore. Në këtë histori, Xoxa ka përdorur Ines Danin për të kopsitur dhe firmosur letrat edhe pse pas saj qëndroi vetë gruaja e kryetarit të bashkisë. Konsuleca lidhet me ekspertizë të jashtme në propozim legjislacioni. Pagesa e rënë dakord mes palëve është 24.650 euro. Kjo kontratë është në 19.12.2019.

Pjesë nga dosja e SPAK-ut

Adela Kondakçiu thërret në skenë atë që duket se është iniciatorja dhe personi që ka siguruar në të vërtetë kontratën me Bashkinë Fier.

Adela Kondakçiu thotë: TË SQAROHEM EDHE NJË HERË ME AJOLEN?

Ines Dani natyrshëm i përgjigjet: PO. UNE NUK KAM CA TË BEJ.

Pra, personi fizik që duhet të përfitojë të hollat e konsiderueshme nga Bashkia Fier, nuk shfaq interes në lidhje me këtë, duke thënë qartë që ajo veç firmën ka vënë dhe se duhet folur me Ajolën pasi ajo nuk ka ca të bëjë.

Edhe kur Adela Kondakçiu e pyet në lidhje me vlerën finale, nëse ajo është 24.650 euro Ines Dani i përgjigjet: PO, BESOJ.

Adela, në të njëjtën faqe vijon duke e pyetur. Ti nuk ke firmosur kontratë?

Ndërsa Ines Dani i përgjigjet: Unë di që e kam firmosur para ca muajsh, ose më saktë 1 vit fare. ISHA ME LEJE LINDJE KUR FIRMOSA SHPEJT E SHPEJT POSHË SHPISË.

Kur Adela e pyet nëse kanë kopje, Ines Dani i përgjigjet në faqen 173: JO, UNE JO.

Nga i gjithë komunikimi por edhe ai që do pasojë provohet qartë se fondet publike të cilat do të jepen (siç rezultojnë më pas të jenë dhënë) nga Bashkia Fier, në formë shërbimi për konsulencë ligjore, janë siguruar nëpërmjet ndikimit të ushtruar nga shtetësja Ajola Xoxa tek autoritetet e bashkisë Fier, dhe kjo e fundit është përfituese fundore e tyre, siç do të provohet në vijim.

Duke iu rikthyer lëvizjeve në llogarinë e personit fizik Ines Dani, kjo e fundit, i thotë Adela Kondakçiut, praktikisht duke i dhënë llogari: Unë tërhoqa 40.000 të reja nga llogaria. Kisha aq në gjëndje.

Më datë 04.05.2021, Adela i thotë Ines Danit: Po duhet marrë edhe një statement për pagesën e Fierit nëse ka kaluar. Agroni tha që në prill do të mbyllej.

Më datë 06.05.2021 duket se Ines Dani ka bërë aplikim për pezullim të aktivitetit të saj si person fizik, por nuk di nëse i është aprovuar. Në fakt nuk i është aprovuar se, sipas njoftimit të Adelës, ka detyrime tatimore të papaguara.

Më datë 15.06.2021 Adela njofton Ines Danin se pagesa nga Bashkia Fier kishte kaluar një ditë më parë. Në këtë pikë, biseda bëhet interesante.

Adela pyet Ines Danin: Keni rënë dakord si do tërhiqen fondet apo ta diskutoj unë?

Kuptohet qartë se tërheqja e këtyre fondeve, të cilat supozohet të jenë të personit fizik Ines Dani, pra në thelb të shtetases Ines Dani, duhet të diskutohet paraprakisht me persona të tjerë. Adela thotë që mund të diskutonte dhe ajo.

Në këtë rast, si edhe në rastet e tjera, është e qartë se personi i vetëm me të cilin mund të diskutonte dicka të tillë, për shuma të tilla, është shtetësja Ajola Xoxa.

Ines Dani, për fondet që supozohet të ishin të saj për shkak të shërbimit të ofruar në kontratë, i thotë: DISKUTOJE. Adela i përgjigjet: OK.

“Isha me leje lindje, firmosa poshtë shtëpisë”

Pikërisht në këtë periudhë, Adela i dërgon Ines Danit-një faturë të thjeshtë tatimore e cila duket se është leshuar fiktivisht rreth dy jave para kalimit të fondeve nga Bashkia Fier.

Një përfundim i tillë arrihet duke parë formën e faturës, e cila mund te leshohet në çdo moment në vitin 2021 por të deklarohet brenda vitit, për shkak të mungesës së sistemit online në kohë reale.

Gjithashtu, në rend kronologjik tek komunikimet e administruara, fatura i është dërguar shtetases Ines Dani pas kalimit të fondeve nga Bashkia Fier dhe jo më parë.

E thënë më thjesht, fatura është lëshuar më parë për të shmangur dyshimin se menjëherë me kalimin e fondeve nga Bashkia Fier në favor të Ines Danit, kjo e fundit ka kërkuar shërbime të cilat do të paguheshin në favor të personit fizik Greta Domi.

Nga ana tjetër, përshkrimi i faturës është një element tjeter me interes për hetimin.

Në këtë rast, një person fizik si Greta Domi, në fushën e avokatisë, i ofron shërbime konsulence ligjore një personi tjetër fizik në të njëjtën fushë, shtetases Ines Dani, e cila “ka qëlluar” që në të njëjtën periudhë kohore të ketë përfituar një shumë të konsiderueshme nga Bashkia Fier.

Fatura në fjalë mban numrin 6 dhe është lëshuar për konsulencë ligjore për vlerën 1.234.000 lekë.

Pasi Adela i dërgon faturën, i thote: Fatura e Gretes (fage 204).

Ines Dani i përgjigjet: Ok. Paqartësia e Ines Danit në ndarjen e të hollave tregohet edhe në faqen 221 të komunikimeve, ndërsa Adela i thotë që ka një gjëndje kreditore të tatimet në vlerën 46.703 lekë, dmth që shteti duhet t’i japë lekë Inesit.

Në lidhje me këtë, Ines Dani pyet: Janë të miat apo tuajat?

Kjo tregon qartë përfshirjen e Bashkisë së Fierit që ka dhënë fonde për kompnaitë e Ajola Xoxës për konsulencë ligjore. Ajola Xoxa përdor Ines Danin për injektimin e parave.

Ekskluzive/ Dosja e plotë me 336 faqe me provat e SPAK-ut që arrestoi Erion Veliajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit