-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL: Shpopullimi masiv ka zbrazur qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë

Kryesoret

Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediat ngriti shqetësimin se vendi është shpopullur masivisht.

Haxhiu u shpreh se 46% e familjeve shqiptare ndodhet në kushtet e varfërisë dhe mijëra të tjerë nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike.

“Shpopullimi masiv ka zbrazur qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pamja është alarmante. Varfëria midis të pasurve dhe të varfërve sa vjen dhe thellohet. 46% e familjeve shqiptare janë lënë në kushtet e varfërisë. Mijëra familje të varfra nuk përfshihen në skemën e Ndihmës Ekonomike, për shkak të kritereve çnjerëzore që ka vendosur qeveria. Sistemi i ndihmës ekonomike është i dështuar për aq kohë sa po përjashton në mënyrë të padrejtë familje në varfëri ekstreme dhe po përfshin familje që nuk i plotësojnë kushtet për të përfituar ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike është tallëse, e turpshme. 0,7 euro në ditë. E ç’mund të blejë një qytetar me 70 cent në ditë? Familjarët nuk arrijnë të mbijetojnë e jo më të përfshihen në shoqëri dhe të angazhohen në veprimtari kulturore. Asnjë ndihmë ekonomike nuk do të jetë nën minimumin jetik të vendosur nga Banka Botërore, 209$. Kriza ekzistenciale e familjes ka bërë që tani të mos emigrojnë vetëm burrat, por të emigrojë një familje e tërë”,  tha ajo.

Haxhiu deklaroi se Partia e Lirisë do të mbrojë familjet shqiptare nga varfëria , si dhe do të mbshtesë të rinjtë me kredi dhe grante. Ajo nënvizoi se kështu shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre.

“Partia e Lirisë do të mbrojë familjen shqiptare nga varfëria përmes rritjes së pagave, dyfishimit të pensioneve, mbështetjes së familjeve të reja me paga, reduktim të taksave për nënat e reja dhe programe strehimi. Do të mbështesim të rinjtë me kredi dhe grante. Partia e Lirisë do të garantojë mbrojtje sociale për familjet, transformime rrënjësore në arsim, shëndetësi dhe ekonomi. Duke e bërë Shqipërinë një vend më të mirë, më të jetueshëm për shqiptarët që jetojnë këtu, do të fillojnë edhe shqiptarët që kanë emigruar të kthehen në atdheun e tyre. Për një Shqipëri më shqiptare”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit