-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio pret në takim ministrin Gerapetritis: Greqia, rol udhëheqës në Mesdheun lindor

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Gerapetritis. Në takim ata diskutuan për marëdhëniet dypalëshe dhe rolin e Greqisë.

“Në takimin tim me ministrin e Jashtëm grek diskutuam çfarë mund të arrijmë së bashku si partnerë, aleatë në NATO dhe qëndrimin e Greqisë në Këshillin e Sigurisë së OKB”, tha Sekretari Rubio në një postim në rrjetin social X pas takimit.

Rubio theksoi se me homologun grek diskutoi për rolin udhëheqës të Greqisë në sektorin e sigurisë dhe energjisë në Mesdheun lindor.

Gjithashtu në takim u vlerësua marrëdhënia strategjike dypalëshe dhe u ra dakord që të forcohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe turizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit