-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukrainasit mbështesin Presidentin Zelenskyn pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Kryesoret

Ukrainasit kanë dal në mbështetje të presifdentit Volodymyr Zelenskt duke e cilësuar atë si një mbrojtës të interesave të vendit, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedës së tensionuar me Doanld Trump.

Shkëmbimi i pazakontë në Zyrën Ovale ngriti pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme amerikane për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë.

Por pavarësisht nga pasojat diplomatike, shumë ukrainas e mbështetën qëndrimin e vendosur të Presidentit Zelenskyy. Zyrtarë në të gjithë Ukrainën vlerësuan qëndrueshmërinë e udhëheqësit të tyre, ndërsa disa paralajmëruan rrezikun e humbjes së mbështetjes kritike amerikane.

Mbështetje dhe pikëpyetje nga figurat politike

Ndërsa dy dronë goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të premten në mbrëmje, kreu i rajonit që ndodhet në kufirin me Rusinë, Oleh Syniehubov, shprehu vlerësime për Presidentin Zelenskyy.

“Udhëheqësi ynë, pavarësisht trysnisë, qëndron i vendosur në mbrojtje të interesave të Ukrainës dhe ukrainasve. … Ne kemi nevojë vetëm për një paqe të drejtë me garanci sigurie”, tha zoti Syniehubov.

Zyrtarë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal po ashtu shprehën mbështetjen e tyre në rrjetet sociale për Presidentin Zelenskyy.

“Angazhim të palëkundur ndaj interesave të Ukrainës dhe përkushtim ndaj vendit të tij. Kjo është ajo që pamë sot në Shtetet e Bashkuara. Mbështetje për Presidentin e Ukrainës”, shkroi të premten në rrjetin Telegram Zëvendëskryeministri Oleksii Kuleba.

Megjithatë, jo të gjitha figurat politike të Ukrainës, ishin kaq të bindur për të shprehur mbështetje për mënyrën se si përfundoi takimi në Zyrën Ovale. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se shpresonte “që Ukraina nuk do të humbasë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, siç u shpreh ai.

“Sot nuk është koha për emocione, nga asnjëra palë. Ne duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët”, shkroi kryebashkiaku Klitschko në një postim në rrjetin Telegram.

Sidoqoftë, shumë ukrainas nuk u dukën të shqetësuar për përplasjen mes presidentëve duke mbështetur idenë se udhëheqësi ukrainas kishte mbrojtur dinjitetin dhe interesat e vendit të tij, duke mos lëvizur nga qëndrimi i tij përballë kritikave nga dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë.

Në Kiev, pensionistja Nataliia Serhiienko, 67 vjeç, tha se mendonte se ukrainasit e mbështesin reagimin e presidentit të tyre në Uashington, “sepse Zelenskyy luftoi si një luan”.

“Ata patën një takim të nxehtë, një bisedë shumë të nxehtë”, tha ajo. Por Zelenskyy “po mbronte interesat e Ukrainës”.

Banori i Kievit, Artem Vasyliev, 37 vjeç, tha se kishte parë “mungesë respekti” nga Shtetet e Bashkuara në përplasjen në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht faktit se Ukraina “ishte vendi i parë që i doli përballë Rusisë”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit