Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan në fshatin Bishqem.
Dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën, njëra tip enz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga Anesti Bufi.
Ai së bashku me disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Ndërsa drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.