-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: 2 Marsi dëshmi historike e një mision patriotik që duhet përmbushur më 11 Maj

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se 1 marsi është prova e gjallë e fuqisë së popullit për të mbrojtur Atdheun.

Blushi nënvizoi se 2 marsi është dëshmia historike se si liderët e ndershëm, patriotë dhe vizionarë si Meta kanë paralajmëruar shumë kohë më parë rreziqet që kërcënojnë atdheun dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

Ai thekon se Ilir Meta është krenar që ka kundërshtuar në çdo moment këtë grusht shteti dhe do ta vazhdoj deri në çmontimin e plotë të tij.

“Falë 2 Marsit historik u çmontua botërisht Ramaforma, si pjellë e gjithë ligjeve antikushtetuese, në kundërshtim me konsensusin e 140 votave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por njëkohësisht kur prapësuan dhe hodhën në Lanë edhe ligjin e “betimeve te Lana”.

Të gjithë shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë duhet ta dinë dhe e dinë shumë mirë se Kryetari i Organizatës Kriminale, Edi Rama ishte ai që shkatërroi konsensusin e 140 votave të reformës në drejtësi duke kapur hetimin përmes 69 votave të turpshme antikushtetuese, me të cilat rrëmbeu Prokurorin e Përgjithshëm dhe përmes saj realizoi kapjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK me qëllimin e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e tij për krimet shumë të rënda shtetërore të panumërta, që rëndojnë mbi të.

Kryetari i Organizates Kriminale tani pas 5 vitesh nga mitingu i jashtëzakonshëm i 2 Marsit kërkon të eleminojë në mënyrë mafioze dhe antikushtetuese edhe çdo gjyqtar me integritet, që ka mbetur në Gjykatën Kushtetuese sepse e tmerron e vërteta e hidhur edhe kur është pakicë.

Në këto kohë kritike për fatet e vendit, sot është dita për të kuptuar më shumë se kurrë rëndësinë jetike të mbrojtjes çdo ditë të Kushtetutës dhe të rikthimit të saj në “shinat veneciane”, si garantuesja e vetme dhe madhore e Lirisë, Sovranitetit, e paprekshmërisë së kufijve të shenjtë të Atdheut, e Demokracisë dhe e Pluralizmit, të rrezikuara si kurrë më parë nga Narkobanda antikombëtare e “Rilindjes”, që ka kapur çdo institucion të shtetit dhe që me korrupsionin e saj të shfrenuar plaçkit çdo ditë miliarda euro të taksave të sakrificave të qytetarëve, që ka shkretuar vendin dhe familjet shqiptare duke dëbuar një milion shqiptarë, që ka vrarë shpresën e qindra mijëra të rinjve duke vrarë të ardhmen e kombit tonë!

Misioni madhor i 2 Marsit vazhdon dhe do të vazhdoje me më shumë vendosmëri, me më shumë kurajo dhe me më shumë guxim deri në Triumfin e plotë të Lirisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga regjimi i urryer i Narkomafies “rilindase” që ka marrë peng vendin!

2 Marsi është dhe do mbetet ylli polar i pagabueshëm për Shqipërinë që meritojnë të gjithë shqiptarët!

Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve të Partisë së Lirisë, gjithë shqiptarëve patriotë kudo ku janë:

Të gjithë drejt 11 Majit!”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit