-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Parisi dhe Londra propozojnë armëpushim 60 ditë në Ukrainë

Kryesoret

Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim njëmujor në Ukrainë që do të mbulonte sulmet nga “ajri, në det dhe në infrastrukturën energjetike”, tha presidenti francez Emmanuel Macron për Le Figaro.

Avantazhi i një armëpushimi të tillë është se “ne dimë ta masim atë”, pasi fronti ndërluftues është i madh, në një zonë “ekuivalente me linjën nga Parisi në Budapest”, tha presidenti francez.

Presidenti francez beson se evropianët duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në rreth 3 deri në 3.5% të PBB-së krahasuar me 2% sot, në mënyrë që Evropa t’i përgjigjet shkëputjes amerikane nga siguria evropiane.

“Për tre vjet, rusët kanë shpenzuar 10% të PBB-së së tyre për mbrojtje. Prandaj, ne duhet të përgatitemi për atë që na pret”, tha ai për Le Figaro, duke vendosur një objektiv prej rreth “3 deri në 3.5%” të PBB-së. Emmanuel Macron mori pjesë në samitin e liderëve evropianë për luftën në Ukrainë të mbajtur në Londër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit