Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi po drejtonin makinën në gjendje të dehur.
Një 53-vjeçar me iniciale E.D., u arrestua pasi dyshohet se po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe është vetëdëmtuar.
Ndërsa 32-vjeçari me iniciale A:l., u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.