-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama SMS deputetëve: Lini mandatin, pastaj bëni avokatin e Veliajt!

Kryesoret

Edi Rama ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike ne grupin ‘Whats Up’ të skuadrës së deputetëve të Tiranës. Mesazhi i Ramës i disponuar nga burimet e mediave, kërkon qëndrim pa ekuivok të deputetëve të PS, lidhur më pavarësinë e drejtësisë, kryesisht SPAK-un.

Shkak për këtë mesazh shkruan Edi Rama, është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj në një studio televizive, ku ka sulmuar SPAK-un për të mbrojtur Erion Veliajn.

Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis”.

Ata deputetë socialistë thotë Edi Rama që duan te merret me avokati publike, le ta lenë mandatin dhe le te thonë ç’të duan pastaj ne çdo cep te kënetës mediatike.
“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP!

Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as pune e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”. Rama i kërkon Elisa Spiropalit ta përcjellë këtë mesazh edhe tek grupi i deputetë të qarqeve të tjera të vendit./ Top Channel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit