-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në dy banesa, arrestohen 3 persona

Kryesoret

Policia e Gramshit ka arrestuar tre persona pasi akuzohen për vjedhje. Nga hetimet dyshohet se tre personat në datat 20 dhe 28 shkurt kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e Sh. B. dhe V. H.

Të arrestuarit janë S. M., 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, L. M., 22 vjeç (vëllezër), dhe K. M., 23 vjeç (i afërm i dy vëllezërve), për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura.

Ndërkohë po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në vende të ndryshme. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit