-sidi education-spot_img
20.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Do të hapim aeroport të ri në Vlorë, do të jetë sezonal

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në konferencën në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se së shpejti do të hapet një aeroport i katërt në Korfuz. Rama theksoi se janë në bisedime me aviacionin federal të Amerikës për fluturime direkte.

“Së pari shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Aeroporti i kryeqyteti është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë, është i mbipopulluar.

Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut. Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje.

Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajim më jugor, praktikisht Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit nevojë për një aeroport të vogël sezonal. Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijmë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte.

Shpresoj të kemi së shpejti edhe Qatar Ëays. Kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite. Kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë i shtrenjtë.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit