Në Panairin e Turizmit në Berlin, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të fuqishëm, duke theksuar mikpritjen tradicionale shqiptare dhe historinë e Shqipërisë. Ai e nisi fjalimin duke kujtuar një ligj të vjetër që thotë se “shtëpia e shqiptarit i përkasin Zotit dhe mikut”, një traditë që ka thelb në mikpritjen e shqiptarit.
Rama e mori si shembull ruajtjen e hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se Shqipëria ishte e vetmja vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas luftës se sa para saj, për shkak të qëndrimit të shqiptarëve.
“A e keni dëgjuar një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut. Një ligji është shkruar në Shqipërinë mesjetare është pjesë përbërëse e jetës së Shqipërisë. Është thelbi i asaj që quajmë shqip pritje. Në shqip do të thotë të bësh të pamundurën të nderosh emrin dhe shtëpinë me mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptar u shquajt me mbrojtjen e miqve hebrenj duke u bërë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Jemi një vend myslimanësh, krishterësh ortodoks, dhe katolikësh. Por qëndruam krah hebrenjve duke refuzuar të dorëzonin qoftë një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në dyert e shqiptarit e bën me vullnetin e Zotit. Duke hapur dyert trajtojmë një mik si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri. E nëse doni Perëndi si drejtues taksish shkoni në Greqi.”









