-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Qoli përplaset me Nuredin Dumanin për vrasjen e Fatmira Dedës: Do iu bëj të qani

Kryesoret

Gjatë seancës së të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”, Agron Qoli ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga Nuredin Dumani për vrasjes e Fatmira Dedës.

Agron Qoli është shprehur se ai nuk ka qenë fare në Durrës ditën e ngjarjes dhe për detajet shprehet se Dumani gënjen.

“Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh. Ndërkohë që ky i lutej Zotit që të vriste ndonjë dhe të merrte ndonjë lekë, unë i lutesha Zotit që të gjeja punë, të fitoja para për veten, familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pasur lidhje fare me këto që thotë ky.

Unë kam qenë në Fushë Krujë, kam qenë ulur për të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më ka thënë që është shtrirë mama e Loshit në tokë, ose e kanë vrarë, ose ka vrarë veten, nuk e di. I kam thënë “lajmëro policinë.” Kur kam hyrë në darkë në garazh, ishte gjithë gjak, edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai”, u shpreh Qoli.

Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dashur të të largoja ti nga lagjia?

Dumani: S’ke bashkëpunuar me mua dhe kushërinjtë e tu.

Dumani: Mos hyni në çështje familjare, se do ju bëj me qaj.

Agron Qoli: Mos më fol mua ashtu, o legen!

Agron Qoli: Kush e mori babin e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?

Dumani: Ke ardhur disa herë dhe ke thënë “shpërnguluni prej këtu,” sepse ishte një festë shumë e nxehtë. Ne nuk ishim fajtore dhe ti e di shumë mirë. Është turpi më i madh të kërkoj falje unë Festim Qolit.

Agron Qoli: Babai yt erdhi me kokë me gungë?

Dumani: Domethënë, e keni marrë peng, ju më keni dhunuar babain tim, është vepër penale, besoj e dini?

Agron Qoli: Unë kam qenë personi që e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke përfshirë mua në këtë histori?

Dumani: Ke paguar edhe paratë e varrimit, ti e di shumë mirë.

Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vendosur tritol tek djali i xhajes tënd?

Dumani: Tritoli është vendosur dy ditë para se t’ia vendosnim shtëpisë së Talo Çeles. E bëra për t’i trembur këto lepurushta, për t’ju treguar se sot e vendosët, për dy ditë u hakmora.

Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pasur konflikte? Për cilat arsye?

Dumani: Nuk kam pasur konflikte me ta. Njërin e njoh.

Agron Qoli: Deri më tani, të kanë dalë 3 konflikte me mua.

Dumani: Jo, unë s’kam pasur asgjë me ty, ke qenë thjesht dërgues mesazhesh.

Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se ju kam ndihmuar?

Dumani: Jo, nuk kisha informacione.

Agron Qoli: Po për marrëdhëniet që ke pasur me të ndjerin, ke pasur dijeni?

Dumani: Ti ke shkuar në varrim, të mira do ti kesh pas, ti i ke paguar varrimin me paratë e Festim Qolit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit