-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmohet nga Ministria gripi i shpendëve i tipit H5N1

Kryesoret

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në vendin tonë është konfirmuar e Influencës Aviare, tipi H5N1.

Gripi i shpendëve është konfirmuar në fermën “Rea’s shpk, në Rrashbull të Durrës.

Pas konfirmimit është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.

AKVMB ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit