Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë për të ndaluar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.
Në orët e fundit Rubio ka reaguar në platformën X ku thotë që Trump është i vetmi lider që i jep fund luftës në Ukrainë.
“Presidenti Trump është i vetmi lider në botë për momentin, i cili madje ka një shans për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm dhe të qëndrueshëm luftës në Ukrainë”., shkroi Rubio.
Ndihma ushtarake amerikane ishte miratuar nga administrata e mëparshme e presidentit demokrat Joe Biden. Sipas shifrave të Departamentit të Shtetit, SHBA ofroi “ndihmë ushtarake (me vlerë) 65.9 miliardë dollarë” për Ukrainën nga 24 shkurt 2022 deri më 20 janar 2025.