-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndante drogë dhe nuk u bindet policëve, arrestohet 30-vjeçari

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar i cili shpërndante kokainë dhe cannabis në Peqin. Policia i ka kërkuar 30-vjeçarit me iniciale E.S. që të ndalojë por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e policëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 630 gramë Cannabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues.

Gjithashtu është proceduar penalisht babai i tij 67-vjeçar me iniciale F.S. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit